Dita e një çifti mori një tjetër kthesë teksa ata u ndjekën nga një lopë.
Jordan Bayliss dhe partnerja e tij Chanel Livesey, ishin duke ecur në një fushë në Gloucestershire të Anglisë.
Chanel ishte duke e filmuar të dashurin e saj i cili shumë i qetë filloi t’i afrohej një lope në fushë.
Por përpara se të ndodhej shumë afër saj, ai u detyrua të ikte me vrap pasi kafsha filloi të vraponte drejt tij, përcjell Telegrafi.
Nuk vonoi shumë dhe Chanel iu bashkua partnerit të saj në vrap dhe u larguan pa lëndime nga fusha.
Ndryshe, sulmet nga lopët thuhet të jenë të zakonshme në zonat rurale britanike.
Siç raportohet, gjatë vitit 2018 dhe 2022, 32 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve të tilla.
“E paralajmërova atë, sepse ajo lopë po rrinte në qetësi larg nga tufa, kështu që nuk dihej se si ajo do të reagonte, por ai ende mendonte se ishte ide e mirë t’i afrohej asaj”, tha Chanel.
Videon mund ta shihni KËTU. /Telegrafi/