Haziri: Pas 16 majit, Kosova politikisht nuk do të jetë më e njëjtë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “Kosova politikisht nuk është më e njëjta” pas dështimit për të futur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës çështjen e aplikimit.

Sipas tij, 16 maji do jetë dita kur rrethanat politike në Kosovë nuk do të jenë më të njëjta.

“Mendoj që 16 maji në Kosovë ka me u bë situatë e re, rrethanë e re politike, dhe është ditë e re”, tha Haziri në Frontal në T7.