Punëtorët e Minierës “Trepça” të ndërrimit të parë në Stan Tërg janë futur sërish sot në grevë, për problemin e njëjtë.
Atyre nuk iu ka dalë paga për e muajin Prill, ani pse tani jemi në gjysmën e muajit tjetër, shkruan “Jepi zë”.
Gazeta ka siguruar fotografi nga greva, ku duken punëtorët që po qëndrojn jashtë. “Jepi zë” ka biseduar me një minator, i cili ka konfirmuar se nuk i kanë marrë pagat
Sidoqoftë, minatorët thonë se nuk e kanë ndërmend të punojnë derisa të rregullohet çështja e pagave.
Duhet theksuar se Qeveria ka ndarë miliona euro për subvencionin e kësaj ndërmarrje, e cila po përballet me probleme të vazhdueshme, dhe këto greva po shkaktojnë edhe humbje.
Për arsyen e njëjtë, minatorët protestuan edhe disa muaj më parë.