Përveç Rozës, edhe kjo banore u eliminua mbrëmë nga BBVA

Përveç Roza Latit, dje Erjola Doçi i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother.

Në intervistën pas daljes, e pyetur nëse ndihej të ishte e vërtetë aludimi që janë penalizuar sepse Juli nuk u kishte dhënë hapësirë të flisnin, Erjola tha: “Ajo që na ka bashkuar me Julin janë ngacmimet, batutat dhe këto janë veti karakteriale të tijat. Lëre ça thonë këta, iku sepse u largua nga unë. Kjo nuk është humbje.”

Ledioni: Ke qenë një nga personazhet më të veçantë dhe më të përbërë të këtij edicioni. Nuk e di si e bëre, por e bëre.

Erjola: Duke qenë vetëvetja. Unë ju jam tejet mirënjohëse që më dhatë mundësinë që ti tregojë publikut që nuk jam vetëm ajo. Pavarësisht disa momenteve… I kemi dhënë shumë ngjyra. Ndonjëherë ngjyrat jo të çelëta, por janë të nevojshme edhe ato për të treguar personazhin tonë 360 gradë.