Albano habit me veshjen e tij, Enkel Demi e “ngushëllon” për humbjen e madhe

Në spektaklin e kësaj të premte, Albano Bogdo ka habitur teleshikuesit por edhe moderatoren Fjoralba Ponari me veshjen e tij. Ndryshe nga herët e tjera, por edhe në ndryshim nga fermerët e tjerë, Albano është shfaqur me një palë pantallona të shkurtra. Kur u pyet nga Fjoralba për këtë paraqitje, Albano u përgjigj shkurt: “Epo çfarë të bëjmë tani, fermerë jemi”.

Por që në nisje, opinionisti Enkel Demi e ka “ngushëlluar” Albanon për humbjen e Bayern Munchen.

Albano, si një tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre, e përjetoi shumë skualifikimin për në finale.

“Ngushëllimit” të Kelit, iu bashkuan edhe Sonila Meço dhe Armina Mevlani.