Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të braktis dialogun me Serbinë në Bruksel.
Duke komentuar kushtin e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Lajçi ka thënë se Kurtit nuk i duhet besimi në Brukselin.
Sipas tij, Kosova duhet t’i kthehet Federatës ose Konfederatës me Shqipërinë deri në një hap tjetër, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i aktorit, në Facebook:
Z. Albin Kurti!
Gjermani i mori djemtë tonë, (fuqinë punëtore)!
E mori pjesën dërmuese të intelegjencës, (mjekët n’përgjithësi)!
Franca gjithashtu! Italia po se po! Dhe si përfundim (po luejnë k*qe): – Veriun e Kosovës po ia falim Serbisë,(se ajo asht e lidhun me Rusinë e mund t’ia shohim sherrin).
Ata vunë kusht: -Asociacion komunash serbe n’veri, n’daçit me shti kokën (se b*thën jo se jo) n’KiE!
– Bishtin n’Serbi, (e kryet si topi, tue u përplasë dyerve t’Evropës)!
Po t’ishte gjallë Gjergj Fishta, besoj se do tu thoshte: – Unë jam ngushtë për b*thën se kryet e shti ku t’dua vet!
Z. Albin!
Atë ditë kur me more ngryk të thashë: – hapi sytë, dhe mos na beso as neve, as atyne, se neve na blejnë lirë e shtrejtë na shesin!
– Definitivisht s’të duhet dialogu me Vuçiqin as besimi n’Brukselin!
Evropa po i kthehet rusit, si Serbia!
Ne duhet ti kthehemi Federatës ose Konfederatës me Shqipërinë deri në një hap tjetër! Ligjet europiane e lejojnë, (kështu po thonë historianët), por duhet të keni vullnet politik ju që mbani poste Kryeministrash!
Nejse!
Fola jerm e mos ma shihni për t’madhe se jam idhnua që s’po mi blejnë librat!
10 maj 2024