Kur i pyesim të vegjlit se çfarë duan për ditëlindjen e tyre, mund të presim që ata të kërkojnë ëmbëlsira të pakufizuara, lodra ose ndoshta një kafshë shtëpiake.
Por kur Hannah Black e pyeti djalin e saj trevjeçar, Crew, se çfarë donte për ditëlindjen e tij, ajo nuk ishte gati për përgjigjen e tij.
Ajo ka shpërndarë një video në TikTok në të cilën është duke buzëqeshur ndërsa përpiqet të mbajë lotët.
Në postim, ajo zbuloi se Crew kishte kërkuar për ditëlindjen e saj:
Donuts për mëngjes;
Që babai të qëndrojë në shtëpi në vend që të shkojë në punë;
Një lojë e përbashkët familjare;
Që babi të sjellë ushqim të shpejtë për drekë;
Një shëtitje e përbashkët;
Që mami dhe babi të përgatisin pulë, brokoli dhe oriz për darkë.
Lista e ëmbël e dëshirave të djalit preku zemrat e shumë njerëzve dhe videoja mblodhi 1.3 milion shikime dhe 117 mijë pëlqime. /Telegrafi/
I told him we could do anything. This is so pure. Happy 3rd birthday Crew 🤍♬ Belong Together (Sped Up) – Mark Ambor