Analisti Ilir Mirena ka komentuar sondazhin e fundit për mbështetjen e partive politike, i cili është nxjerr nga një forum i afërt me koalicionin AAK-Nisma.
Ai ka vlerësuar së në bazë të asaj që ka bërë VV-ja, kjo parti është dashur të pëson rënie të madhe.
Sipas tij, në kushte normale, partia e Albin Kurti nuk është dashur të marrë më shumë se 15 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme.
“M’i tregoi nje dost shifrat e nje sondazhi per partite tona politike. E kishin ba do organizata qe pernjime si njihja. Sipas atij sondazhi, VV’ja kish dal diku te 38 % e partite tjera opozitare kogja per faqe te zeze. “A pe sheh? VV’ja ka renie.”, me tha. “Po çfare renie more? Me kane ky vend edhe na normal, k’ta mas krejt çka kane ba per keto vjet te qeverisjes nuk ish desht as 15 % me i marr, e jo me ju shku mendja qe dalin prap te paret”, ja ktheva… “Epo cka me ba tash”, i qoi kraht, edhe e msheli muhabetin…”, ka shkruar Mirena.