Australiani Adam Farquharson kungullin më të madh të vendit e ka shndërruar në një varkë të vogël me të cilën ka lundruar në lumin Tumut.
Kungulli 408 kilogramësh i quajtur Tormund për nder të personazhit të Game of Thrones, Tormund Giantsbane, u kultivua nga Mark Peacock.
Farquharson kërkoi nga Peacock që ta kishte kungullin përpara se ai të bëhej ushqim për kafshët .
Ai e hodhi kungullin në lumin Tumut ndërsa rreth 1,000 spektatorë e ndiqnin nga bregu.
Farquharson tha se motivi i tij i vetëm për këtë veprim ishte të argëtohej për vete dhe t’i bënte njerëzit të buzëqeshnin.
Bëhet e ditur se tani kungulli do të vazhdojë të përdoret për të ushqyer bagëtitë e Peacock.