“Romeo ke pasur gjë jashtë me Erjolën?” Ja si përgjigjet aktori

Prej disa ditësh në shtëpi një ndër temat më të diskutara mes banorëve ka qenë mundësia që Erjola dhe Romeo mund të kenë një pëlqim ndaj njëri-tjetrit.

Ka qenë Graciano banori i parë që ka bërë këtë spekulim, ku madje i ka thënë Romeos se do ishte më mirë që ai të ishte lidhur me Erjolën sesa me Heidin.

Teksa një pjesë e mirë e banorëve kanë qenë në oborr, Egla ka ngacmuar fillmisht Gracianon në lidhje me idenë që ai pati që mes dyshes mund të ketë pëlqim. Më pas Egla ka pyetur drejtpërdrejtë Romeon nëse ai dhe Erjola kanë patur diçka jashtë.

Egla: O Graciano, pse e ke ngacmuar Romeon me Erjolën?

Egla: Di ndonjë gjë për ata të dy se kam gjithë këto ditë që po pyes dhe nuk më tregojnë.about:blank

Graciano: Nuk dua t’i kthehem.

Egla: Kanë patur ndonjë gjë? Romeo, ke patur ndonjë gjë me Erjolën? Se po e mendoja.

Graciano: Unë them ndaloje këtë muhabet.

Egla: Keni patur ndonjë lidhje apo njohje jashtë?

Romeo: Punojmë në të njëjtin institucion.

Egla: Këtë e dinë, e dinë të gjithë. Thjesht po pyes sepse kam disa pyetje pa përgjigje. Ti e di që jam kurioze e madhe.

Romeo: Pse më vë në siklet? Cfarë të bëra?