Robin Krasniqi ka shënuar fitore në meçin kryesor të mbrëmjes në Augsburg të Gjermanisë.
Boksieri nga Juniku triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj boksierit portugez, Jorge Silva.
Krasniqi dominoi tërë meçin, duke mos e vënë në dyshim asnjëherë fitoren.
Për Krasniqin, kjo ishte lufta e parë për këtë vit.
Haxhi Krasniqi nga 61 meçe tani i ka 54 fitore, ku 20 me nokaut dhe shtatë humbje.
Ndërsa kundërshtari i tij, Silva ka 22 fitore, 12 me nokaut, krahas 10 humbjeve, katër prej tyre me nokaut.