Millosh Vuçeviq pak ditë më parë ka marrë mandatin si kryeministër i Serbisë.
Në një intervstë të dhënë, ai nuk është kursyer të kërcënoj Kosovën duke thënë se “Serbia ka ushtrinë më të fortë në rajon dhe janë të gatshëm për çdo përpjekje të Kurtit për të nxitur ndonjë progrom të ri”.
“Ne jemi të vendosur të ruajmë paqen. Stabiliteti dhe paqja janë të nevojshme për ne, sepse janë parakusht për mirëqenien kombëtare. Sot, ushtria jonë është e fuqishme, më e forta në rajon dhe është mjaft e fortë për të zmbrapsur çdo agresor të mundshëm dhe çdo përpjekje të Kurtit për të shkaktuar një pogrom të ri të marsit apo ‘Stuhi’”, ka thënë Vuçeviq./Insajderi/