Zëvendëskryeministri i ri i qeverisë së Serbisë dhe njëherit ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, është i njohur për deklaratat e tij që nxisin kritika në rajon.
Ai është një zyrtar i lartë që përçon mesazhe fyese, dhe shpesh ofendon rëndë lider të rajonit.
Thotë se Serbia nuk e ka vendin në BE, paralajmëron formimin e “botës serbe” dhe haptazi mbron qëndrimet dhe veprimet e Kremlinit.
Megjithatë në rrjetet sociale shfaqen video të Vulinit nga konferenca të ndryshme për media përkrah presidentit Aleksandar Vuçiq, ku në to bien në sy sjelljet e tij të pazakonta, lëvizjet e pakontrolluara e madje edhe flet me veten.
Një skenë e tillë është parë sot në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku kamerat e filmuan Vulinin i cili kishte “probleme emocionale”.
Ai me raste “grindet” me veten dhe filmohet në përplasje verbale me veten, siç edhe është dëshmuar në shumë video. /Telegrafi