A e mbani mend Zhaden? Sot nënë e 3 fëmijëve, por dy vajzat binjake qenkan identike si ajo

Nëse përmendet emri Zhade, menjëherë mendja të shkon te seriali Kloni. Ishte telenovela braziliane ajo që i bëri për vetë një numër të madh adhuruesish anë e mbanë botës.

Giovanna Antonelli është një nga aktoret më të bukura dhe më të talentuara nga Brazili. Të gjithë shqiptarët e mbajnë mend si Zhade, nga telenovela që u transmetua disa vite më parë në vendin tonë

Ajo çka e bëri të veçantë këtë serial, ishte se e gjithë ngjarja që zhvillohej ishte e bazuar në ngjarje të vërtetë, prandaj kishte aq shumë shikueshmëri.

E njëra nga personazhet më të dashura ishte ajo e Zhades, rol ky i luajtur nga aktorja, Giovanna Antonelli. Tani, sot te jeta e saj ka ndryshime të mëdha, sepse është bërë nënë e tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave binjake.

Të gjithë ata që e kanë ndjekur serialin “Kloni” disa vite më parë, e kujtojnë mjaft mirë aktorin kryesor Murillio Benício, në rolin e Lukasit. Historia e pazakontë që e mbajti të mbërthyer publikun në çdo vend ku u shfaq telenovela braziliane, pas skenave dhe xhirimeve paska pasur një histori të vërtetë dashurie.