A s’ka punë? A s’ka puntorë?
Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë viteve të fundit dhe përgjigjet kanë qenë varësisht nga profili i personit i cili ka zgjedhur të përgjigjet.
Nëse ka qenë puntor, përgjigjja ishte: “S’ka kushte, s’ka paga”.
Nëse ka qenë shef, përgjigjja ishte: “S’po ka puntorë”.
E vërteta del në pah përmes hulumtimeve e statistikave. Numrat tregojnë për një shifër alarmante të kosovarëve të cilët punojnë pa kontrata pune.
Sipas hulumtimit të realizuar nga Inciativa kosovare për Stabilitet i vitit 2022, del që mbi 65 përqind e aksidenteve në punë nuk janë kompensuar, shifër kjo e cila rjedhimisht i frikëson kosovarët edhe të punojnë. Meqë i bie që në rast të ndonjë lëndimi, i cili nuk mund të parashihet e as të parandalohet, puntori nuk do të mbështetet financiarisht nga punëdhënësi i tij.
Të dhënat e marra në terren nga organizata IKS, në hulumtimin e titulluar “Kushtet e Punës në Kosovë”, doli se 32 për qind e qytetarëve nuk e dinë nëse kanë pasur ndonjë inspektim nga shtetit brenda vitit.
Një tjetër gjetje janë ditët e pushimit. Ndonëse të gjithë mezi i presim dhe me Ligj të Republikës së Kosovës, përcaktohen për shfrytëzim 20 ditë punë apo katër javë brenda vitit, pushim me pagesë, rreth 30 për qind e qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, del ta kenë shfrytëzuar atë vetëm 12 ditë.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, nga 100 për qindëshi, vetëm 80 për qind respektohet ligji i punës.