Gazeta Sinjali ka raportuar sot gjatë ditës se një police nga Rahoveci është larguar nga shtëpia e saj, dhe që nga e diela nuk dihet asgjë për të.
Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, policja e zhdukur është: Valdete Jakupi.
Largimin e kësaj të fundit nga shtëpia e ka lajmëruar dje vajza e saj në Polici.
Gazeta Sinjali mëson se ndonëse rasti është paraqitur dje në Polici, policja që nga e diela në mëngjes s’ka qenë në kontakt me askënd dhe telefonin e ka të fikur.
Për rastin ka folur edhe Policia e cila ka njoftuar se ende nuk dihet asgjë për fatin e viktimës.
“Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.