Interi arriti të fitojë matematikisht titullin kampion të Serisë A duke vendosur kështu yllin e dytë në fanellë.
Të gjithë lojtarët e klubit kanë dalë në sheshin pranë stadiumit për të festuar me tifozët e tyre. Sigurisht nuk mund të mungonte as mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
Me flamurin kuqezi në shpatulla, Asllani ka festuar me shokët dhe tifozët. Në një video live në Instagram, ai shihet shumë i lumtur dhe sigurisht pranë Pavar dhe Fratezit.