Acarohen raportet Slloveni-Serbi: Zbogar i përmendi masakrat serbe dhe Fahrije Hotin, Vuçiq shpërthen me ofendime ndaj sllovenëve

Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish-shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të shpërthejë me ofendime drejt Sllovenisë dhe popullit slloven.

Gjatë fjalimit të tij, Zbogar ka përmendur kohën kur ai ishte në Kosovë dhe i bëri vizitë në vendet ku u kryen masakrat më të mëdha në Kosovë.

Zbogar foli për masakrën e Mejës dhe Krushës së Madhe gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së dhe për një moment iu drejtua Fahrije Hotit të mbijetuarës së masakrës së Krushës duke thënë se e njohu sapo hyri në sallën e KS të OKB-së.