Politologu Nexhmedin Spahiu ka komentuar ballafaqimin e Vjosa Osmanit dhe Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sipas tij, përmendja e deklaratës së Liburn Aliut për shtetin e përkohshëm nga ana e Vuçiqit e dëmtoi palën kosovare, raporton gazeta10.
“Nuk mund të ndërtosh një shtet nëse ti vet nuk beson në atë shtet. Si do ta bindësh botën nëse ti vet e konsideron shtetin të përkohshëm”, ka thënë Spahiu në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.
Ai ka thënë se është koha e fundit që kryeministri Albin Kurti të shkarkojë nga detyra ministrin Liburn Aliun. /Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë: