Ky është detaji që e zbuloj Jori Dellin se është shqiptare në Dubai

Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.

Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Prej disa ditësh Jori po shijon puhsimet në Dubai me partnerin dhe familjarët e saj.

Mes shumë postimeve në Instagram, ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte një foto e saj, ku duket varsja të cilën mbante në qafë me shqiponjën e flamurit shqiptar.

Jori shpesh herë e ka treguar dashurinë për origjinën e saj madje për disa kohë u shpërngul për të jetuar në Tiranë, por për shkak të lidhjes së saj me reperin italian iu desh të shkonte përsëri në Milano.

Megjithatë duket se dyshja kanë hedhur hapin e radhës dhe ka qenë vetë modelja që ka ngritur shumë pikëpyetje me postimin e fundit në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka postuar një foto të dorës së saj ku në sy ra unaza në gishtin e “kurorëzimit të dashurisë”.

Postimi nuk është shoqëruar me asnjë përshkrim apo emoji.

Shiko foton: