Teksa të gjithë banorët e “Big Brother VIP” ndodheshin në oborri duke kërcyer e kënduar me një atmosferë festive, Erjola Doçi i ka treguar Julian Dedës se ish-partneri i saj feston ditëlindjen.
Moderatorja në linjën e jetës ka treguar se djali në fjalë e dhunonte vazhdimisht atë për shkak të xhelozisë.
“Si mund ta kujtosh prap atë moj?!” e pyeti Juli habitur.
Aktori e pyeti Erjolën se sa vjeç bën ish i dashuri i saj, ndërsa banorja i tregoi me gjeste.
“Edhe 100 çunit të huaj pra”– tha Juli duke qeshur së bashku me Erjolën, pastaj dyshja vazhduan të këndojnë.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Ma kujton…
Juli: Mos qaj
Erjola: Ka ditëlindjen ai që e kam vënë te linja ime
Juli: Ë ai! Si mund ta kujtosh prap atë moj?! Sa vjeç bën ai?
Erjola: Nejsë mosha
Juli: Nga mosha se marr vesh unë këtë histori. Të jetë një moshë e madhe rrëshqiti, po nejse ska asgjë
Erjola: Nuk është ndonjë gjë por sado…
Juli: Edhe 100 çunit të huaj pra (Juli qesh pastaj dyshja vazhdojnë të këndojnë)