Pasuria marramendëse e Familjes Lladrovci, kjo është kompania e re e tyre – rajoni zbulon detajet

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ka njoftuar së familja e tij tani është bërë edhe me një kompani, shkruan portali rajoni.org.

Sipas deklarimit, kjo kompani quhet ‘The Good Company LLC’ dhe ka kapital 10 mijë euro.

Kush është Kompania ‘The Good Company LLC’ !?

Kompania ‘The Good Company LLC’, është kompani e themeluae me datën 3 maj 2023, nga djali i Ramiz Lladrovcit, Rilindi.

Sipas ARBK’së kjo kompani si veprimtari primare e ka të regjistruar aktivitetin e tregtisë me shumicë jo e specializuar, ndërsa veprimtari sekondare e ka aktivitetin e kompanive “holding”