Debati me Florin, Valeri: Arsyen e vërtet të mërzitjes do ta tregoj në finale

Flori dhe Valeri kanë diskutuar mbremjen e sotme për lojën në “Ferma VIP”.

Dy fermerët kanë diskutuar edhe keqkuptimin mes tyre javën e kaluar. Valeri shprehet se arsyen e vërtët të mërzitjes me Florin do ja tregojë në finale.

Pjesë nga biseda:

Flori: Ti ke problem sensin e masës

Valeri: Problemi është se nuk kanë ku kapen diku tjetër dhe mundihen të gjejnë fijen në kashtë. Kanë kaq shumë kohë thonë të njëjtën gjë, kur mund të kapen me gjëra të reja

Flori: Ore ti vazhdo unë do them mendimin tim

Valeri: E di, por po nuk pata unë sensin e masës,  i bije që nuk ndodh asgjë, siç po ndodh

Flori: I besuesshëm në teatër duhet të kesh një sens mase, nuk mund të bërtasësh se dikush të tha mirëmëngjes. Sensi i masës do të thotë t’a ulësh pak

Valeri: E kuptoj, por, për pjesën tjetër të bëhet e mërzitshme

Flori: A do të jesh i besueshëm? Ruaj sensin e masës

Valeri: Varet çfarë ju leverdis të tjerëve. Unë e kam kuptuar që jam personi ku njerëzit lirshëm mund të shfryhen dhe të hiqen sikur janë të mbrojtur. Problemi është i tyre dhe jo i imi. Njër më bëri përshypje njëherë dhe më la pa ngrenë

Flori: Nuk ma ke thënë akoma pse je mërzit

Valeri (e përqafon): As nuk do e kesh shansin ta dish, skuth

Flori: Dua ta di për ça ishe mërzitur o budalla

Valeri: Varja, sdua të kuptohet

Flori: A ka mundësi ta kuptoj unë? Ma ke ngatërruar shumë se kuptoj dot. Ma thuaj kur të dalim jashtë

Valeri: Jo kur të dalim jashtë, por në finale. Në finale do ta them arsyen

Flori: Si do ma thuash në finale, do vish nga jashtë të ma thuash

Valeri: Ti nuk shkon në finale pa mua. /vizionplus.tv