Ngjarja e rrallë qiellore “pushton” rrjetet sociale – “pjesë e talljeve” u bënë edhe presidentët amerikanë

Më 8 prill, Amerika e Veriut pati fatin të përjetonte një eklips të plotë diellor.

Një ngjarje kaq e madhe sigurisht që i ka pushtuar rrjetet sociale e sidomos X ku pati reagime të shumta nga qytetarët por edhe presidenti i SHBA-së.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, postoi një video përpara eklipsit të plotë ku i kërkonte njerëzve të vendosnin syze mbrojtëse për të parë fenomenin e rrallë, përcjell Telegrafi.

“Njerëz, shijoni eklipsin. Por, veproni të sigurt. Mos u bëni budallenj”, tha Biden.