Meriton bën të papriturën, tradhton Ilnisën pak orë pas daljes

Meritoni dhe Rikja, dy banorët e Big Brother VIP, të cilët kanë pretenduar se njihen që nga jashtë dhe janë prezantuar si miq, duket se kanë përjetuar momente të vështira brenda shtëpisë së famshme.

Ditën e djeshme ndërsa qëndronin pranë pishinës, Meritoni duket se ka shprehur ndjenjat e tij për Rikën në një mënyrë që mund të interpretohet si shkelje e besimit të dhënë më parë.

Meritoni: Si janë muhabetet me ata (banorët)?

Rikja: Lëmsh mo

Meritoni: Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë

Rikja: Çdo njeri shikon punen e vet

Meritoni: Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem në këtë shtëpi Rikes do i qëndroj afër në çdo situatë do e mbështes dhe unë këtu jam

Rikja: Pas tre muajsh u kujtua Meritoni..

Në një bisedë me Gracianon, Meritoni i thotë atij se Rikja është vajzë e drejtë, ndërsa gjithashtu i shpreh pendesën në lidhje me situatat që i kanë ndodhur me banoren.

Shiko videon: