Meritoni i penduar ndaj Rikes: Të kërkoj falje 1000 herë, ti je njeriu…

Pas eleminimit të Ilnisa Agollit nga “Big Brother VIP3”, Meriton Mjekiqi, është ndier i vetëm në këtë garë për të fituar çmimin e madh.

Së fundmi, moderatori i ka kërkuar falje Rike Roçit, për të gjitha gjërat e padrejta që ia ka bërë asaj, ndërsa tha se e vlerëson shumë sepse është njeriu i tij.

“Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot,” – u shpreh Rike, e cila tregoi që pavarësisht se akoma nuk i ka harruar inatet që ka me të, modeles i vjen keq ta shikojë Meritonin në këtë gjendje.

“Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…”,– i tha banori i penduar, megjithëse Rike u shpreh se do të flasin sapo të dalin jashtë.

Shiko videon: