Duke theksuar indikatorët pozitivë ekonomikë, kryeministri tha se po shohim gjithnjë e më shumë njerëz që paguajnë taksat e tyre dhe kontribuojnë për një shoqëri më të fortë, të drejtë dhe më të barabartë.
“Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim jo vetëm që përfaqëson interesat e qeverisë gjermane në Kosovë, por edhe dëshirën e mbi 400 mijë pjesëtarëve të mërgatës në Gjermani për ta parë Kosovën si pjesë integrale të komunitetit evropian”, shtoi kryeministri.