Kompania që e fitoi tenderin 1.2 milionësh për ‘Fadil Vokrrin’ u regjistrua vetëm 18 ditë para se të shpallej konkursi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, ndau mbi 1.3 milionë euro investime për punimet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, ajo që është më e çuditshmja është fakti se kompania që u shpërblye me kontratë, është regjistruar zyrtarisht vetëm 18 ditë para se ta fitonte këtë tender.

MKRS nënshkroi kontratën me një grup operatoresh ekonomik nga Turqia, Hatko Sports, e cila u regjistrua në ARBK më 26 shkurt 2024, ku pronari del të jetë Ali Gusan Hatko.

“Periskopi” ka publikuar disa dokumente, ku shihet se kjo kompani vetëm 13 ditë më vonë iu besua ky investim milionësh.

Në anën tjetër, kompania fituese e ka blerë zhavorrin me çmimin më të lartë të mundshëm, pra prej 20 eurove. Në 828 metra katrorë, e tëra do të kushtojë 16 mijë e 560 euro.

Në pjesën tjetër, Furnizim dhe mbushje me rërë të pastër, të imët 0.2mm. Rëra duhet të jetë adekuate për vendosjen e Barit Hibrid me trashësi 25+5 cm sipas përshkrimit teknik të materialeve ca 2484 metra katrorë – ka blerë me çmim 20 euro, ku gjithsej do t’i kushtojë 49 mijë e 680 euro.

Sa i përket makinerive, kompania ka blerë kositëse bari të firmës “Honda” me çmimin 1 mijë e 250 euro. Pra, ka blerë 2, andaj do të kushtojnë 2 mijë e 500 euro.

Kujtojmë, është paraparë që brenda katër muajve e tërë fusha “Fadil Vokrri” të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, që të mirëpres ndeshjet zyrtare të kombëtares së Kosovës, si dhe klubeve që do të garojnë në Evropë.