Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në Viti, para mediave ka folur lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, marrëveshjen e arritur sot në Bruksel për energjinë, mbledhjen e tetë të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe vizitën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca në Hagë.
Sa i përket marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë, sot në Bruksel, Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për zvarritjen e këtij procesi për 7 vjet, duke thënë se kryeministri Albin Kurti po e kupton që proceset politike të udhëhequra nga PDK-ja dhe të tjerët në të kaluarën, kanë qenë në dobi të qytetarëve të Kosovës.