Big Brother VIP Albania mori edhe më shumë vëmendje për shkak të ‘Dhomës së Bardhë’, ambienti më i ri në shtëpi, në të cilin së pari banore ishte vetëm Egla Ceno.
Ajo u skualifikua nga loja për një kohë të shkurtë, të cilën ajo e kaloi aty vetëm, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me Meritonin dhe Ilnisën.
Këta dy të fundit iu bashkuan asaj në po atë ambient, duke qëndruar së bashku për disa ditë.
Të tre banorët më të komentuar deri tani, kanë qenë në televotim së bashku këtë javë.
Këtij televotimi nuk i shpëtoi Ilnisa, pasi ishte më pak e votuara për të vazhduar lojën në shtëpi.
Ilnisa pati një rrugëtim mjaft të gjatë. Ajo krijoi lidhje brenda shtëpisë me Meritonin, dhe ishte gjithashtu mjaft aktive në debate. /Telegrafi/