Gazetari Milaim Zeka ka hedhur akuza të shumta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë një abuzues dhe tradhëtar të vendit të tij.Në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin”, ai deklaroi se marrëveshja me energjinë për Kosovën, nuk është një marrëveshje e Kurtit, por e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
“Që prej qeverisë së Ahmet Zogut dhe deri tek qeveria e Enver Hoxhës, kombi shqiptar andej dhe këtej nuk ka pasur abuzues dhe mashtrues më të madh sesa kryeministrin aktual Albin Kurti, që ka ardhur në pushtet vetëm përmes gënjeshtrave dhe mohimit të çdo gjëje”, u shpreh Zeka.“Albin Kurti ka nxjerrë në rrugë dhe sheshe të Kosovës, duke i mashtruar kundër pakos së Ahtisari rit dhe duke përgjakur policinë ë Kosovës, ku pjesa dërrmuese e këtyrë policëve kanë pjesëtarë të UÇK-së”, u shpreh ai më tej.