Befason Ermal Mamaqi, tregon vendimin më të vështirë që ka marrë në jetë!

Ermal Mamaqi ka zbuluar shumë për veten, jetën dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit i ftuar në podkastin Inspire Podclass nga Alketa Vejsiu.

Ndër të tjera Ermali ka treguar edhe vendimin më të vështirë që ka marrë diku dhe ishte pikërisht largimi nga Portokallia.

“Një nga vendimet më të vështira që kam marrë ka qenë dikur në Portokalli kur isha me grupin The SHBLSH. E them pa modesti ishim grupi më i mirë i Portokallisë, na linin në fund dhe një ditë duhet të merrja një vendim që të shkëputesha.

Kjo ishte një çmenduri për njerëzit që më rrethonin, për prindërit, për shokët. Në mes të suksesit, unë thashë dua të bëj gjënë time prandaj do dal nga këtu.

Në librin tim kam vendosur historitë e mia dhe një ndër teknikat është dhe sesi të dalësh nga zona e rehatisë”, tha Ermali.

Shiko videon: