Sot në Prime-n e kësaj të marte, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, dy banorët e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3” që u përfshinë në përplasjen me aktoren Egla Ceno që solli përjashtimin e kësaj të fundit, kanë treguar për qëndrimet e tyre pas ngjarjes.
Meritoni e cilësoi dyfytyrësi qëndrimin e mbajtur nga disa prej banorëve. Ai tha se Egla kishte ofenduar vazhdimisht banorët të cilët tashmë po silleshin sikur u vinte keq për largimin e saj. Ndërsa Ilnisa tha se nuk ndihej fare e keqardhur për daljen e Eglës. Ndërsa tha se mënyra si Romeo po qasej ndaj largimit, ishte përfitim për të qenë protagonist.
Meritoni: Mua më vjen keq nga dyfytyrësia e shumë personave këtu në shtëpi. Egla ka qenë ajo që i ka ofenduar dhe u ka mbajtur qëndrim shumicës së banorëve këtu brenda. Romeo I ka thënë kastravec. Kundrejt gjithë atyre vepriemve që i ka bërë Egla isha unë ai që e përjetova, sepse mund të mbetesha pa sy fare. Po kthehemi te dyfytyrësia, me ofendime që i ka bërë Romeos, Rozës.
Ilnisa: Nuk ndihem e keqardhur, vijën e kuqe të gjithë e kemi shkelur në mënyrat tona. Në rastin konkret, cdo ditë këtu, duke iu referuar sjelljes së Eglës, e ke të pamundur të mos përfshihesh sepse të ndikon.
Ky Romeo tani po përfiton nga situata e krijuar, është bërë shumë protagonist edhe pse ka qenë ndër personat që Egla ka ofenduar. Romeo përfiton në mënyrën më të ulët. Askush nuk ka përfituar nga kjo situatë më shumë se Romeo, të shohim që po bërtet që prej 2 ditësh.