Menaxheri thyen heshtjen, tregon të vërtetën ç’ndodhi me Bardhin dhe Sarën pas daljes nga BBV

Jetmir Agaj ka thyer heshtjen. Menaxheri i Bardhit ka sqaruar më në fund situatën me këngëtarin duke nisur që nga hyrja e tij në Big Brother VIP si një ndër emrat më të mëdhenj të edicionit e më pas te dalja e shumëpërfolur.

Agaj u shpreh i ftuar në emisionin “Canapé” se Bardhi fillimisht ka qenë kundër hyrjes në shtëpi, por ai e vlerëson tej mase sakrificën e tij për ekipin.

“Normale ai në Big Brother hyri me pëlqimin tim dhe vendimin tim. Nëse s’do e kisha pëlqyer unë atë gjë ose vendosur unë atë gjë, e them publikisht që nuk kishte për të ndodhur se edhe Bardhi nuk e ka dëshiruar atë format, madje ka qenë shumë kundër”, tha Jetmiri.

Sa i përket deklaratës së Sarës gjatë spektaklit në natën që ai la shtëpinë, Jetmiri theksoi se marrëdhënia e punës vijon të jetë shumë e mirë dhe nuk ka asnjë interes në jetën e tij private.

“Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin normale që vazhdon të jetë e mirë. Jeta private as nuk kam interes, as nuk kam të drejtë të përzihem apo paragjykoj. Jo vetëm te Bardhi, por te shumica e bashkëpunëtorëve të mi si Çeliku, producenti, si Luizi, asnjë. E vetmja gjë që mund të jap është një këshillë si shok por jo të ndërhyj apo të vendos. Jemi në shekullin XXI, sot nuk mundet të vendosë prindi yt, imagjino të vendosë menaxhimi yt për jetën private. Nuk do doja as ta diskutoja këtë temë. Çdo gjë që vendos ai është për jetën e vet dhe mua s’ka pse të më pengojë”, u shpreh Jetmir Agaj.

“Bardhi ka ardhur e prej 4 vitesh ha bukë në shtëpinë time, përderisa hamë bukën në një pjatë dhe e shoh si vëlla të vogël, si mundet të prishen raportet? Këtë e hedh poshtë direkt. Sa i përket lajmit që pas daljes nga shtëpia nuk kishte folur prej ditësh me Bardhin, Jetmiri u shpreh se kjo është diçka krejt normale pasi fillimisht këngëtari kishte kaluar kohë me familjen dhe Sarën”, përfundoi menaxheri.