Një shembull fantastik vëllazërie, përtej besimeve fetare, vjen nga Puka. Një shqiptar i besimit islam që jeton e punon në Greqi, dërgon dhurata për persona në nevojë të komunitetit katolik në vigjilje të Pashkës.
Këtë gjest më shumë se humanitar, e ka bërë publik në rrjetet sociale kolegu nga Puka Armir Mehaj, i cili e përcjell si një shembull bashkëjetese që duhet promovuar e përhapur.