“Do të shkatërroj fytyrën”, Florian Marku kërcënon boksierin kundërshtar para duelit që mbahet nesër/ VIDEO

Të nesërmen boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet me kundërshtarin e tij Chris Kongo në “O2 Arena” në Londër në kuadër të kategorisë për peshat e lehta.

Gjatë përballjes së tyre para ndeshjes, Marku ka shkëmbyer fjalë të rënda me Kongon, të cilin e kërcënoi se do ta mposhtë ditën e nesërme.

Në videon e publikuar nga Sky Sports, sheihet Marku teksa kërcënon Kongon për duelin e nesërm.

“Të dielën, do ta shkatërroj fytyrën dhe ke për ta parë këtë”, i ka thënë fillimisht Marku.

“Të dielën do të paguash për çdo gjë që ke thënë. Ju do të paguani për çdo fjalë që keni thënë. Ju jeni i frikësuar, pas tri ose katër raundeve do të dridhesh. Sepse ti je një frikacak”, është shprehur boksieri shqiptar.

Marku i pamposhtur me 13 fitore dhe një barazim e nisi karrierën profesionale në vitin 2018, Fitorja e tij e fundit erdhi në shtator të vitit 2023 kur me nokaut teknik mposhti Dylan Moran

Ndërsa Kongo, ka një rekord prej 14 fitoresh dhe dy humbjeve, që prej se e nisi karrierën profesionale në vitin 2016.