Universiteti shtetëror Batangas në Filipine ka marrë masa të jashtëzakonshme për të parandaluar mashtrimin në provime.
Një duzinë studentësh të bujqësisë iu kërkua të vinin me maska ose kapele dhe ata vendosën të linin imagjinatën e tyre të egër.
Kështu është krijuar video gazmore e publikuar në rrjetet sociale.
Shohim studentë të maskuar si personazhe të famshëm të filmave vizatimorë dhe lojërave, si Patrik nga “SpongeBob”, personazhe Pokemon, Minecraft, por edhe – sharrë elektrike me zinxhir.
Kishte shembuj të tjerë kreativë, dhe u panë maska të Anonymous dhe Einsteinit, dhe njëra prej tyre kishte fjalët “fermer i ardhshëm”, transmeton thesun.
Pedagogu Angelo Ebora thotë se në provimin e datës 19 mars morën pjesë rreth 70 studentë.
“Doja t’i ndihmoja dhe t’ua lehtësoja stresin gjatë provimit. Gjithashtu, jam shumë krenare për ta”, tha Ebora. /Telegrafi/