Për herë të parë Barometri në Euronews Albania ka realizuar një pyetësor që bën bashkë mendimin e qytetarëve edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Shqiptarët në të dy anët e kufirit janë pyetur për pëlqyeshmërinë që kanë për liderët e politikës në të dy vendet, për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve, qytetarëve të tyre dhe qeverive.
Një pyetje e Barometrit për qytetarët edhe në Shqipëri edhe në Kosovë ka qenë: “Cilin nga politikanët do të donit të kishit përfaqësuesin tuaj?”.
Mes 100 intervistave ballë për ballë të realizuara në Shqipëri në nivel kombëtar, rezulton se 25 % do të donin t’i përfaqësonte Albin Kurti, mes një liste të gjatë të përfaqësuesve politikë të Kosovës.
Më pak (19,6 %) do të donin t’i përfaqësonte Vjosa Osmani, 11,3 % do të donin t’i përfaqësonin politikanët e tjerë në listë.
35,7 % nuk do të donin asnjërin prej tyre t’i përfaqësonte.
Edi Rama, politikani që qytetarët në Kosovë do donin t’i përfaqësonte
Ndërsa 1065 qytetarë të pyetur në Kosovë se cilin nga përfaqësuesit poltik të Shqipërisë do të donin ta kishin përfaqësuesin e tyre në Kosovë, 22 % kanë zgjedhur Edi Ramën.
Një përqindje më e ulët, 11,2 % do të donin ti përfaqësonte Sali Berisha, 9,7 % do të donin përfaqësuesit e tjerë të listës me politikanët e Shqipërisë.
Përqindja më e lartë, 55 % nuk do të donin asnjërin prej poltikanëve shqiptarë të dhënë në listën e Barometrit, t’i përfaqësonte në Kosovë.