Bajrami për VV-në: Thanë “në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë”

Deputetja Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka publikuar një fotografi nga seanca që po mbahen aktualisht.

Ajo ka fotografuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke shkruar kështu: LVV thanë: Në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë”.

Kjo për shkak që në seancë të jashtëzakonshme po diskutohen tenderët njëburimorë.

Akuzat e partive opozitare ndaj pushtetit ishin që me këtë formë të tenderimit janë duke u korruptuar.

E për këtë akuzë ata po kërkojnë formimin e një Komisioni Hetimor që do t’i hetonte tenderët njëburimor.

Por, për formimin e këtij komisioni nuk e patën mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

/Insajderi.org/