Një mysafire e ftuar në një dasmë, mbeti e ‘shokuar’ kur mësoi se kishte veshur aksidentalisht fustanin e njëjtë sikur të shoqërueseve të nuses.
Taylor Fogarty nga Florida kishte shpenzuar 100 dollarë në një fustan me ngjyrë të kaltër, për ta veshur në një dasmë në New Jersey, transmeton Telegrafi.
Kjo grimere mbeti me fytyrë të skuqur, kur pa shoqërueset e nuses që ishin ndalur pranë altarit dhe kishin të veshur fustanin e njëjtë që kishte edhe ajo.
28-vjeçarja shpërndau videon në TikTok, dhe që nga ai moment ka marrë mbi 1.9 milion shikime dhe nxiti një “lumë” komentesh.
Megjithatë shumë komentues u munduan ta ngushëllojnë, duke i thënë se një gjë e tillë u ka ndodhur nga dy herë – e jo një sikurse Fogartyt. /Telegrafi/