Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë pas reshjeve me borë e shi gjatë të dielës.
Nëpërmjet një komunikate policia bën thirrje për mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thotë policia.