Dështon keq rekordmeni i klikimeve – Kurtin nuk e shohin më as ‘kinezët’

Dikur ishte rekordmen i klikimeve në rrjete sociale.

Por, këtë epitet më nuk e ka kryeministri Albin Kurti.

Mbi 110 mijë persona e ndiqnin live dikur Kurtin, në kohën sa ishte kandidat për kryeministër të Kosovës.

Në atë kohë ishin akuzuar se po blinin shikueshmëri, duke përdorur praktika të ndryshme kineze për të shtuar shikueshmërinë online.

Nga qindra – mijëra klikime të dikurshme, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka rënë në shikueshmëri shumë të ulët.

Në gjashtë video të publikuara nga faqja zyrtare e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) – faqe e cila posedon 466 mijë ndjekës, kryeministri Albin Kurti, nuk ka arritur të merr hic më shumë se 17 mijë shikime.

Madje, njëra nga videot e Kurtit mori vetëm 967 shikime.

E intervista e plotë e fundit e Kurtit nuk arriti të merr hiç më shumë se 24 mijë shikime në total.

Përveç shikimeve, intervista e Kurtit të enjten mori edhe kritika përmbajtësore.

Aty dha deklarata qesharake se cka quajmë “marrëdhënie”, e sulmoi prokurorët e Kosovës.