“Kosova i përket Shqipërisë!”. Është ky mendimi i djalit të Nikki Haley, ish kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social X, ish-platforma Twitter.
Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë.
Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë.
Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.