Me tone të larta dhe fjalë ofenduese, Romeo Veshaj dhe Julian Deda janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin ditën e sotme në “Big Brother VIP”.
“Ta vë” është fraza e përdorur nga Juli, e cila u bë shkak i debatit të dy djemve, ndërsa konkurrenti e quajti të paedukatë i përmendi aktorit karrierën 20 vjeçare.
“Njeri i paedukatë. Njeri që flet për moralin atje jashtë dhe thua ta vë. Ti që bën moralin atje jashtë dhe thua kam 20 vite karrierë”– i tha Romeo banorit, i cili u shpreh se nuk e ka përmendur atë fjalë por sipas tij ai nuk ka dëgjuar mirë.
Pjesë nga debati:
Romeo: Ti thua një ta vë dhe ikën more. Këto argumeta ke ti
Juli: S’do të dëgjosh
Romeo: Njeri i paedukatë. Njeri që flet për moralin atje jashtë dhe thua ta vë. Ti që bën moralin atje jashtë dhe thua kam 20 vite karrierë
Juli: Po 20 vite karrierë kam, ke inat?
Romeo: Ti më thua va vë ore dhe flet për moralin jashtë
Juli: Kush të tha more?
Romeo: E the ti ore, je i paedukatë
Juli: Thashë ta va, ta va. Shko qaj!
Romeo: Je i paedukatë dhe mos fol më për moralin