Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, reagoi sot ndaj deklaratës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që tha se Serbia duhet të rreshtohet krah vlerave evropiane sikur ky është një kërcënim.
Presidentja e KE Ursula Von der Leyen, ka deklaruar për media austriake se pret që shtetet partnere dhe kandidate të përshtatin politikën e jashtme me atë të BE’së. Kjo është një parakusht i ditur dhe i informuar ka kohë.
Ministri serb Vulin i njohur për qëndrimet e tij ekstreme ka kohë që ka nisur t’i fryjë idesë së shkëputjes së marrëdh ënieve me BE’në. Ai të martën tha se ky është vetëm fillimi i kushtëzimeve që realisht është një u ltimatum.
“Vetëm vendosini sanksionet Rusisë, pastaj vetëm njihni të ashtuquajturën Kosovë, e më tej braktisini Republika Srpska. Kush na garanton se nga ne nuk do të kërkohet që të a rmatosim Ukrainën, e pastaj të bëhemi pjesë e k onfliktit i cili na mërzitë mjaft, por që nuk duam të jemi pjesë e tij” tha Vulin në komunikatë.
Vulin u ankua më tej për padrejtësitë e BE’së ndaj tyre duke pretenduar se edhe sikur të gjitha këto të përmbusheshin “ndoshta do t’i afroheshim anëtarësimit më 2033’n”, e pastaj i shtoi kësaj ankesën se deri në fillim të konfliktit në Ukrainë, BE për Kievin fliste “si një prej shteteve më të k orruptuara në Evropë, e sot i shpalli shtet kandidat”.
“I lejoni serbët të vendosin vet dhe mos i k ërcënoni me f orcë, mund të merrni përgjigje që mund edhe të mos iu pëlqejë” tha Vulin.