Shkurte Fejza flet për herë të parë pas deklaratës së bujshme të Shefqet Krasniqit

Shkurte Fejza ka folur për herë të parë lidhur me deklaratën e bujshme të hoxhë Shefqet Krasniqi, i cili javë më parë kritikoi këngëtaren për mos-predikimin e fesë islame; duke thënë gjithashtu se do të ishte mirë nëse Shkurte Fejza të aplikonte ritualet fetare.

Lidhur për këto deklarata, këngëtarja e zhanrit folklorik ka folur për herë për të parë në emisionin “Show i së premtes” të Adelina Ismailit.

“Kur ka ndodh kjo, me të thënë të drejtën kam qenë në një vikend në Itali e më pas në Bruksel dhe nuk kam ditur gjë, derisa erdhëm në hotel për të pushuar. Pastaj e thirra Hajrushin [bashkëshortin] dhe u informova për këtë; më erdhi keq”, tha Shkurte Fejza.