Pas çdo të keqe, vjen një e mirë. Me publikimin e videos ku Elia shfaqet e agravuar duke e sulmuar fizikisht Leka Zogun, duket se peshorja e ndjekësve nuk është më në të njëjtin nivel.
Ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, ka ndarë edhe ndjekësit në rrjetet sociale. Me një vëzhgim në profilet e “Instagramit” të secilit, shihet se Elia Zaharias pas publikimit te videos ka fituar një popullaritet më të madh pasi i janë shtuar mbi 7 mijë ndjekës në rrjetin social.
Ndërkohë që me Princin ndodh e kundërta i cili shihet si shkaktar i gjithë ‘rrëmujës’ në Oborrin Mbretëror për shkak të tradhtisë bashkëshortore. Mesa duket publiku është në krahun e Elia Zaharias e cila pas videos shton famën e saj.