Dje (e premte) Rike dhe Meritoni u përfshinë në një debat shumë të ashpër, pasi Meritoni bëri një gjest jo të këndshëm duke hequr rripin e pantallonave.
Diçka që ra në sy ishte mosprezenca e partneres së Meritonit, Ilnisës, e cila nuk ishte prezentë fare në asnjë çast të debatit.
Nëpër rrjete sociale, po qarkullon një video, në të cilën gazetarja jep një deklaratë të pazakontë.
Ajo thotë që e ka lëshuar shtëpinë për një kohë dhe është kthyer në mëngjes.
“Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes në dhomën e rrëfimit. Kam ardhur në mëngjes.” – deklaron Ilnisa.
Meritoni mundohet t’i thotë Ilnisës të heshtë, por ajo vetëm qesh teksa rrëfehet.