Propozimi për martesë që zakonisht bëhet nga burrat është vula e çdo marrëdhënjeje, por në një vend si Irlanda ku propozimet kryhen edhe nga gratë, jo çdo gjë mund të shkojë sipas planit.
Data 29 shkurt si ditë e një viti të brishtë, është edhe dita kur sipas një tradite irlandeze gratë mund të thyejnë traditën e pritjes që burri të propozojë, dhe ta bëjnë vetë një gjë të tillë.
Propozimi ka potencial të jetë një nga ditët më romantike, por një grua australiane e zbuloi se nuk ndodh gjithmonë kështu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Carly i ka propozuar drejtpërdrejt në një emision radiofonik të dashurit të saj Brad me të cilin ka qenë e lidhur për pesë vite.
Ajo dukej optimiste duke besuar se pas kësaj do të fejohej.
“Çdo mëngjes zgjohem si vajza më me fat në botë. Ti më bën të ndjehem si asnjëherë më parë”, tha Carly. Ajo vazhdoi duke thënë se partneri i saj ishte gjithçka për të, dhe më pas e bëri pyetjen e famshme:
“A do të martohesh me mua?”.
Pas kësaj, Brad filloi të ndihej i tronditur.
“Nuk dua të dukem sikur nuk jam mirënjohës për të gjitha, ti e di që të dua. Nuk e di, po ndihem i tronditur tani”, tha Brad, duke mos dhënë asnjë përgjigje.
Për fat të mirë, më vonë u dha një përditësim nga drejtuesit e emisionit për çiftin duke njoftuar se Brad i ka propozuar Carlyt në darkë po atë mbrëmje.
Videon ku shfaqet australianja duke i propozuar të dashurit mund ta shihni KËTU. /Telegrafi/