Thonë se një fotografi flet më shumë se një mijë fjalë dhe fotoja e mëposhtme mund të tregojë më së miri se çfarë mendon Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndodhej dje në Tiranë për samitin e parë Ukrainë-Evropë Juglindore, ku u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Por disa foto tërhoqën vëmendje. Nga vështirim i Zelenskyt mund të thuhet se ai nuk ka një mendim tepër të mirë për presidentin serb Vuçiq.
Kujtojmë se Serbia, është i vetmi vend në Evropë që nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainën.